Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë me një mesazh për gjithë qytetarët lidhur me masat mbrojtëse ndaj Covid-19.
Nga kjo ambasadë thuhet se është shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, ndaj dhe janë të nevojshme mbajtja e maskës dhe distanca e duhur sociale.
”Është një kujtesë që të ndërmerren masat parandaluese kundër transmetimit të COVID-19, duke përfshirë përdorimin e mbulesave të fytyrës ose maska, duke mbajtur distancën e duhur sociale dhe larjen e duarve. Ne jemi me ju”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkrah masat anti-Covid
-
SHBA-ja e shqetësuar me rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë
-
Ambasada e SHBA-së bën thirrje që të shtyhen apo anulohen udhëtimet verore në Kosovë
-
Ambasada amerikane: E rëndësishme të respektohen masat e Qeverisë së Kosovës
-
Ambasada Amerikane: Të lihen anash ndarjet etnike, luftojeni koronavirusin