Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se është e rëndësishme të respektohen masat e Qeverisë së Kosovës dhe komunave, me qëllim të përhapjes së koronavirusit.
“E dijmë se distancimi social dhe zbatimi i kufizimeve në lëvizjen lokale është duke zgjatur. Por, është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë t’i respektojmë masat e Qeverisë së Kosovës dhe komunave lokale, për ta ndalur përhapjen e COVID-19”, shkruan në statusin në Facebook, të ambasadës, transmeton KOHA.
Në status, të cilit i është bashkëngjitur edhe vendimi i ministrisë në detyrë të Shëndetësisë, po ashtu shkruan se “do të mund ta shohim njëri tjetrin më shpejtë, nëse zbatohen këto masa”.
“Jemi në këtë së bashku dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, shkruan ambasada.
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkrah masat anti-Covid
-
Ambasada e SHBA-së e shqetësuar nga shtimi i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, thërret për masa
-
Ambasada Amerikane: Të lihen anash ndarjet etnike, luftojeni koronavirusin
-
Kosnetti kërkon nga qytetarët të ndjekin udhëzimet e MSH-së për mbrojtjen e familjeve nga koronavirusi
-
Ambasada amerikane: Koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese