Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kërkuar që të shmangen retorikat politike dhe të bashkohen forcat për luftimin e pandemisë COVID-19.
“SHBA-ja ka inkurajuar dhe vazhdon të mbështesë bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve - përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19. Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe t'i mundësohet personelit t’i monitorojë komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasada Amerikane: Të lihen anash ndarjet etnike, luftojeni koronavirusin
-
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave
-
SHBA-ja bën thirrje për ulje të tensioneve
-
SHBA-ja bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve
-
Ambasada amerikane kërkon nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen