Udhëheqësit e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda së bashku me ish-kandidatin për Kryetar të Prizrenit, Veton Qipa, vizituan kryetarin e ri të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Sipas njoftimit për media të kësaj partie, liderët e Alternativës e uruan Haskuka për detyrën e re si kryetar i Prizrenit dhe njëkohësisht i ofruan mbështetje me të gjitha kapacitetet profesionale dhe intelektuale të Alternativës.
“Gjithashtu, Kryetarja Mimoza Kusari-Lila, bazuar edhe në përvojën e saj qeverisëse, shprehu gatishmërinë që ta mbështesë kryetarin Haskuka në punën për realizimin e planeve për mandatin 4 vjeçar, në funksion të zhvillimit më të hovshëm të qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Alternativës.
-
Merkur Beqiri, kandidat i Alternativës për kryetar të Prishtinës
-
Hamza para takimit me Kurtin: Po shkoj pa vija të kuqe, shpresoj në sukses
-
Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve
-
Hamza: Na u ofrua pozita e kryekuvendarit në këmbim të nënkryetarit, ofertë joserioze
-
Kusari-Lila: Uroj që sot të ketë marrëveshje për presidentin