Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale.
Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se tërheqja e ekipit mbrojtës në këtë rast ka ndikim negativ.
“Kjo tërheqje do të ketë ndikim negativ pasi jemi në procedurë sensitive ku dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga ZPS-ja. Në një fazë kur administrohen provat të kemi dorëheqje nuk është në favor të mbrojtjes. Mbrojtja e Thaçit, ka pasur avokate me renome të madhe ndërkombëtare. Pas tërheqjes së Kehoe , udhëheqjen e mbrojtjes do ta marrë avokati Luka Mishetiq që ka përvojë të madhe. Nevoja për fonde është e madhe sepse këto raste janë sensitive dhe jo çdo avokat mund të angazhohet”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta”.
Alija ka folur për punën e Gjykatës Speciale në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe ka thënë se gjykata duhet të jetë më transparente me publikun. Sipas tij, nuk ka nevojë që të mbahen të mbyllura gjithë seancat që deri tash i ka mbajtur të mbyllura për publikun.
“Më shumë se 60% e dëshmive janë mbajtur të mbyllura dhe kjo është e vështirë për publikun të krijojë një opinion. Është mirë që trupi gjykues që të kujdeset që sa më pas seanca të mbahen të mbyllura dhe vetëm ato që dëshmi që lidhen me identitetin e dëshmitarit të redaktohen, por jo e gjithë dëshmia. Jo e tërë dëshmia është konfidenciale për publikun, vetëm ato që zbulojnë identitetin duhet të mbulohet kurse pjesa tjetër duhet të shpaloset për publikun. Gjykimet duhet të jenë transparente dhe publiku duhet të bindet se procesi pran Dhomave të Specializuara kanë qenë profesionale dhe vendimi përfundimtar ka qenë meritor”, ka theksuar ai.
“Prej 44 dëshmitarëve, 63% e dëshmitarëve janë dëgjuar në seanca private. Kjo tregon që kjo gjykatë dallon nga të tjerat për nga transparenca”.
Edhe
Alija për gjyqin në Hagë: Procesi është drejt fundit
Alija ka thënë se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve do të zgjasë me vite. Bazuar në punën e deritanishme të gjykatës, ai ka deklaruar se “po dalin më shumë raste të pengimit të administrimit të drejtësisë se raste të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit për të cilat është krijuar Gjykata Speciale”.
“Do të zgjasë disa vite ky proces, vetë fakti që Prokuroria i ka propozuar mbi 350 dëshmitarë fakti që nga prilli janë dëgjuar 34 dëshmitarë, po del që vetëm një pjesë apo 10% e dëshmitarëve janë dëgjuar brenda një viti. Nëse edhe nuk përshpejtohet dëgjimi i dëshmitarëve dhe Prokuroria nuk heq dorë prej disave, sigurisht është e vështirë të jepet afat sa do zgjasë ky proces gjyqësor”, ka potencuar ai.
-
Alija: Tërheqja e Emmersonit nga mbrojtja e Veselit do të ketë ndikim negativ
-
Koci pret sqarime nga avokatët e ish-krerëve të UÇK-së: U paguan rreth 40 mln euro nga buxheti i shtetit
-
Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit, si argument paraqet vendosmërinë e tij për themelimin e Speciales
-
Mishetiq: ZPS kërkoi burgim të përjetshëm për Thaçin