Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mishetiq: ZPS kërkoi burgim të përjetshëm për Thaçin

James Rubin Thaci ramboulliet gjykata speciale

Foto-ilustrim: KOHA

Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, në fund të deklaratave përmbyllëse, tha se kërkesa e ZPS-së që ai dhe tre të akuzuarit e tjerë të dënohen me nga 45 vjet burgim, në mënyrë efektive nënkupton burgim të përjetshëm.

“Ky është një parashtrim i pabesueshëm nga një zyrë që e di që Dhomat dhe ZPS nuk do të ekzistonin po të mos ishte për të akuzuarin. Ky është një parashtrim i pabesueshëm”, tha Mishetiq.

Ai tha se kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim, që në total nënkupton 180 vjet burgim për katër të akuzuarit, “nuk bazohet në praktikat e kaluara as në realitetin e kësaj çështjeje”.

“ZPS nuk ka vërtetuar akuzat kundër Thaçit dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet dhe të kthehet pranë familjes së tij dhe në vendin e tij. Është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin dhe mbrojtja mban qëndrimin e saj se rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja e pafajshëm i Thaçit”, tha Mishetiq./ REL

Mbrojtja për komentet e ZPS-së për ndërkombëtarët: Mungesë respekti

Edhe Mishetiq: Prokuroria po na cakton kushte që s’i ka zbatuar asnjëherë vetë Arbëri Mishetiq: Prokuroria po na cakton kushte që s’i ka zbatuar asnjëherë vetë

Pierre Richard Prosper, avokat i Hashim Thaçit, ka thënë se komentet e Prokurorisë për dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes, janë arrogancë dhe tregojnë mungesë respekti. Ai kritikoi ZPS-në për mënyrën se si i ka trajtuar dëshmitë e shtatë dëshmitarëve ndërkombëtarë të mbrojtjes.

Ai tha se Prokuroria pretendoi se shtatë dëshmitarët nuk kishin njohuri të thella për UÇK-në, nuk kishin lexuar rregulloret e as komunikatat e saj dhe nuk ia njihnin strukturën.

“Këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti që ka qenë e pranishme qysh në fillim të këtij procesi”, tha Prosper, transmetoi REL. 

“Duhet të kujtojmë rëndësinë e dëshmitarëve. Duhet të respektoni rolin që kanë pasur, shtetet që përfaqësojnë”, shtoi Prosper, duke theksuar se ata nuk dolën para gjykatores si persona privatë, por në kohën e luftës kishin pasur role të rëndësishme dhe përfaqësonin SHBA-në, NATO-n e OKB-në.

Në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit që u paraqitën në Hagë ishin kryesisht zyrtarë të lartë perëndimorë. Aty u përfshin ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjenerali amerikan në pension, Welsley Clark, dhe diplomati amerikan në pension, Christopher Hill.

Prosper foli për secilin nga dëshmitarët ndërkombëtarë duke treguar rolin e tyre dhe peshën që kishin. Ai trajtoi edhe një deklaratë të bërë nga Prokuroria, që tha se Thaçi kishte gënjyer James Rubinin dhe Wesley Clarkun.

Edhe Mbrojtja e Thaçit planifikon 10 dëshmitarë në fazën e radhës të gjykimit LAJMET E MBRËMJES Mbrojtja e Thaçit planifikon 10 dëshmitarë në fazën e radhës të gjykimit

“Në thelb ai tha se ndërkombëtarët Rubin, Clark, u mashtruan prej një 29-vjeçari siç ishte Thaçi. Vërtetë e besoni këtë? Ky person u hodhi hi syve këtyre personave kaq të nderuar. Sigurisht që jo”, tha Prosper.

Sipas tij, dëshmitarët “erdhën dhe thanë se nuk ka pasur komandë dhe kontroll efektive të UÇK-së, strukturë politike, Thaçi nuk ishte përgjegjës dhe konflikti i armatosur përfundoi në qershor 1999. ZPS nuk do që ju të fokusoheni këtu, madje nuk i thirrën këta dëshmitarë që përmenden në të gjitha provat. Por, ZPS-ja vjen këtu sot dhe merret me prova shkresore, përpiqet të shtrembërojë faktet", transmetoi REL. 

Lexo përditësimet tjera
Hashim Thaci

Mbrojtja e Hashim Thaçit paraqet fjalët përmbyllëse në Hagë

•E mërkurë, 11 shkurt: Mbrojtja e Hashim Thaçit shpalos fjalën përfundimtare, nis paraqitja e Kadri Veselit•E...