Investimet në njësinë B2 janë shtyrë për në maj pas paralajmërimeve të ZRRE-së se realizimi i tyre gjatë muajit prill do të rrezikojë furnizimin me energji elektrike. Draft-bilanci vjetor i energjisë për 2026 reflekton këtë ndryshim, ndërsa autoritetet energjetike synojnë të shmangin ndërprerjet e mëdha gjatë periudhave me ngarkesë të lartë në rrjet
Rreziku për mungesë të kapaciteteve prodhuese në fillim të pranverës, kur ende ka ngarkesë të lartë në rrjet, ka shtyrë autoritetet që investimet në njësinë B2 të Termocentralit Kosova B t’i shtyjnë për muajin maj.
Draft-bilanci i energjisë për 2026 reflekton këtë ndryshim pas alarmit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për ndikimin në sigurinë e furnizimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOHA ka raportuar se si KEK-u planifikon ta nxjerrë nga funksioni bllokun B2 për 35 ditë, por që ZRRE-ja këtë e ka quajtur të papranueshme, sidomos në kohën kur ka edhe operim paralel të
“Termokosit” për nevoja të ngrohjes qendrore.
E sipas ndryshimeve, punët në njësinë B2 do të fillojnë më 2 maj e do të zgjasin deri më 3 qershor të këtij viti.
“B2 - Njësia do të ndalet më datë 2.5.2026 për një periudhë prej 33 ditësh, pra deri më 3.6.2026 për t’i instaluar rotorët e pompave furnizuese dhe për të intervenuar në pajisje dhe sisteme sipas planifikimit të remonteve për përgatitje të njësisë për punë të gjatë pas ndaljes së njësisë B1”, thuhet në Draft-bilancin e energjisë për 2026-n.
Sipas draft-bilancit që ka dalë në konsultim publik, janë shtyrë edhe punimet e planifikuara në Bllokun A5, të cilat në draftin fillestar parashiheshin të nisnin në shkurt.
“A5 – nga data 20 mars, në kohëzgjatje prej 81 ditësh, planifikohet të kemi remontin e kaldajës se avullit. Kjo kaldajë nuk ka pasur remont kapital që nga viti 2015 dhe është e domosdoshme të bëhet gjatë vitit 2026 (vr. në vitin 2022/23 pati dështuar remonti kapital i kaldajës). Punimet zhvillohen në sistemin gypor, valva, renovim të shamotit, dhe në mbështjellësin e kaldajës, si dhe në komponentë të tjerë të kaldatores, sallës së makinave, dhe objektet e tjera përcjellëse. Revizionet e shkurtra do të jenë 2 nga 10 ditë”, thuhet në dokument.
Sipas këtij draft-dokumenti, për 246 ditë jashtë funksionit do të jetë njësia B1, e cila do të nxirret nga funksioni më 8 prill për remont kapital, ku do të përfshihet edhe ndërrimi i elektrofiltrave.
Po ashtu parashihet të realizohet edhe projekti i modernizimit të turbinave.
Ndërkohë, në fund të pranverës, jashtë funksionit për 35 ditë do të jetë fillimisht njësia A4, duke nisur nga 9 qershori, e më pas edhe njësia A3 nga data 25 gushti për 30 ditë.
Shkaku i mungesës së prodhimit vendor, si rezultat i ndërhyrjeve në blloqe është shënuar rritje e importit të energjisë, duke bërë që KESCO në aplikimin për të hyra maksimale të kërkojë nga ZRRE-ja që çmimi i rrymës të rritet për 21 për qind.
Situatë e njëjtë me importet është paralajmëruar gjatë tërë këtij viti dhe vitit të ardhshëm.