Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktivitetet për ish-krerët e UÇK-së zhvendosen në Hagë, nesër organizohet “Nata e Pritjes”

Liria ka emer

Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar se aktivitetet në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë nga nesër zhvendosen në Hagë.

Në një konferencë për media, përfaqësuesja Eliza Hoxha ka njoftuar se bashkë me diasporën shqiptare nesër do të organizojë aktivitetin “Nata e Pritjes”.

Hoxha gjithashtu ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen në masë të madhe në “Marshin për Liri” që u organizuar më 12 shtator në Prishtinë. Ajo e cilësoi si një aktivitet dinjitoz dhe madhështor.

Hoxha ka shprehur mirënjohje edhe për organizatat e dala nga lufta dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për aktivitetet e përbashkëta në shtatë Zonat Operative, nën siglën “Zjarret e Lirisë”.

Verdikti ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëhet i ditur më 16 shtator.

Edhe Organizatorët e “Liria ka Emër” presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së Arbëri Organizatorët e “Liria ka Emër” presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar.

Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së u patën arrestuar në nëntor të 2020-s. Nga ajo kohë janë mbajtur në paraburgim.