Paneli i Gjykatës së Apelit do ta shqiptojë aktgjykimin në rastin ndaj Salih Mustafës më 14 dhjetor, në ora 9:30.
Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se seanca do të jetë publike e do të transmetohet me 10 minuta vonesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, më 14 dhjetor 2023, në orën 09:30. Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhet shqipe, serbishte dhe anglishte përmes faqes së internetit të DHSK-së (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim) me një vonesë prej 10 minutash, ose nga galeria publike në mjediset e Gjykatës. Më shumë informacion lidhur me mbajtjen e seancën mund të gjeni në kalendarin e Gjykatës (https://www.scp-ks.org/sq/calendar)”, thuhet nga Dhomat e Specializuara.