Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj A.Z dhe B.D., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës, i pandehuri A.Z., në cilësinë e inspektorit në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa B.D., në cilësinë e policit në të njëjtin stacion, gjatë viteve 1998-1999 individualisht dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, kanë ndërmarrë një fushatë arrestimesh ndaj popullsisë civile në komunat e Rahovecit dhe Suharekës.
“Në mesin e të arrestuarve ishin R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z, të cilët gjatë procesit të marrjes në pyetje, sipas aktakuzës, janë rrahur me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ku si pasojë R.J kishte vdekur, ndërsa personat e tjerë kishin pësuar lëndime serioze trupore”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, bazuar në nenet 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës që të mbajë gjykimin në mungesë, pasi të pandehurit A.Z dhe B.D. janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.
-
Aktakuzë në mungesë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj dy ish-pjesëtarëve të forcave serbe për krime lufte në Gjakovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime lufte në Suharekë
-
Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë-Kosovë
-
Nis tjetër gjykim në mungesë për krime lufte