Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksioni i PSD-së, vendosen biberonë në hyrje të Qeverisë

PSD-ja ka mbajtur aksion simbolik, duke vendosur shumë biberonë të mbushur me qumësht në shkallët në hyrje të ndërtesës së Qeverisë.

Dhjetëra biberonë me qumësht janë vendosur në shkallë.

Protesta e PSD-së vjen në ditën kur kanë hyrë masat e reja anti-COVID.

Ndër pikat në masat e reja është edhe mbyllja e çerdheve.

Natyra Kuçi, zëdhënëse e kësaj partie deklaroi se ky aksion simbolik sot është pikërisht për lënien anash të fëmijëve, dhe shtypjen e grave në shoqëri.

“Këta biberona sot këtu që i kemi hedhur përçojnë mesazhin se fëmijët nëpër kopshte janë lënë anash nga dora e shtetit dhe prapë janë lënë në kujdesej të nënave dhe grave dhe barra po rëndon prapë te nënat. Kur janë lënë hapur xhamitë, tubimet, gastronomia dhe gjithçka tjetër”.

Edhe PSD-ja aksion me batanije para objektit të Qeverisë Arbëri PSD-ja aksion me batanije para objektit të Qeverisë

Ajo shton se qëllimi kryesor i qeverisë Kurti është që të mbyllen gratë në shtëpi të bien rastet, dhe pastaj të vazhdohet me tubimet dhe fushatën e tyre.

“Qeveria Kurti është jo emancipuese por betonuese e rolit të grave në shoqëri, roli i të cilave nënën e mban në shtëpi deri sa rastet të bien dhe të vazhdoj me fushatën elektorale dhe tubimet”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

{gallery}