Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon për të shtatën ditë radhazi aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Aksionit të PDK-së edhe sot i janë bashkuar deputetë të Aleancës, ndërsa po marrin pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit. Përmes këtij aksioni, PDK-ja dhe Aleanca po kërkojnë që të vazhdohet seanca konstituive dhe të bëhet konstituimi i Kuvendit, duke e konsideruar të domosdoshme kthimin e procesit në Kuvend.
Protestat e PDK-së para Qeverisë kanë nisur ditë më parë, ndërsa partia ka deklaruar se do të vazhdojë aksionet deri në thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive.
Në Vetëvendosje kanë thënë që seanca nuk po thirret për shkak se nuk ka ende një marrëveshje politike mes partive për çështjen e presidentit.
Për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, në partinë fituese të zgjedhjeve, më herët kanë thënë se i kanë votat e nevojshme, pasi nevojitet një shumicë e thjeshtë prej 61 deputetëve. Data e fundit e afatit kushtetues për përmbylljen e këtij hapi ishte 7 gushti.
Edhe
S’ka sinjale për presidentin
Vota të mjaftueshme nuk ka për zgjedhjen e presidentit, e Kushtetuta përcakton se kreu i shtetit duhet të zgjidhet brenda 60 ditësh nga konstituimi i Kuvendit.