Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ajri jo i shëndetshëm, IKSHPK jep rekomandimet

Prishtina

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje personave të ndjeshëm që të bëjnë kujdes pasi ka njoftuar se ajri nuk është i shëndetshëm në Prishtinë.

Vetëm një ditë më herët IKSHPK-ja pati njoftuar se të premten ishte ajri i shëndetshëm.

Instituti ka publikuar rekomandimet për personat që mund të ndikohen.

Rekomandohet që të reduktohen daljet në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos ata me sëmundje kronike e kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat. Personat që duhet të dalin, duhet të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.

Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e brenda hapësirave të mbyllura të ndalohet tërësisht.

IKSHPK rekomandon që të qëndroni në shtëpi dhe të mos i hapni dritaret për ajrosje.

Edhe Ajri i ndotur në Kosovë, IKSHPK-ja del me rekomandime Arbëri 1 v. më parë Ajri i ndotur në Kosovë, IKSHPK-ja del me rekomandime