Gjendja e ajrit është përkeqësuar gjatë mbrëmjes të së martës në Prishtinë. Cilësia e tij ka rënë nën nivelin e shëndetshëm për qytetarët.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda në momentet kur ndotja është më e lartë.
“Ajri jo i shëndoshë sonte në Prishtinë. Të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Ajri jo i shëndetshëm, IKSHPK jep rekomandimet
-
Ajër i ndotur në Prishtinë, IKSHPK-ja apelon për kujdes
-
Ajri është jashtëzakonisht i ndotur sonte në Prishtinë, IKSHPK-ja jep disa rekomandime
-
IKSHPK alarmon për cilësinë e ajrit, Prishtina qyteti më i ndotur
-
IKSHPK-ja rekomandon popullatën e cenueshme të mos ekspozohet në ajrin e ndotur