Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka njoftuar se listat me të dhënat personale të mbledhura gjatë peticionit të vitit 2015, të cilat më 6 mars Partia Socialdemokrate (PSD) i ka shpërndarë para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë larguar nga Policia e Kosovës dhe janë të vendosura në një ambient të sigurt nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi është në komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore do të ndërmerr të gjitha veprimet që këto lista me të dhëna personale të qytetarëve të trajtohen sipas kritereve të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftim.
Kjo Agjenci ka paralajmëruar padi ndaj Partisë Socialdemokrate pasi ky subjekt politik i shpalosi të dhënat personale të qytetarëve në një aksion para objektit të Qeverisë të hënën e kwsaj jave.
-
Partive politike u kërkohet mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës
-
PSD-ja paralajmëroi padi pasi u gjobit me 20 mijë euro, AIP-i thotë se ka shqiptuar 9 gjoba
-
Paralajmërohet padi ndaj PSD-së për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve
-
AIP u bën thirrje partive që t’i mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë zgjedhjeve
-
Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve