Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përsëritur thirrjen për partitë dhe subjektet politike që t’i mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë ditës së zgjedhjeve më 7 qershor.
AIP ka thënë që partitë dhe subjektet politike duhet të sigurohen që çdo përpunim i të dhënave personale të kryhen mbi bazën ligjore të përpunimit. Ka kërkuar që të mos përdoren të dhënat kontaktuese të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike apo në forma të tjera për qëllime të marketingut politik.
Ka kërkuar nga partitë dhe subjektet politike që të mos ekspozojnë të dhëna personale gjatë komunikimit nëpërmjet e-mail, SMS apo thirrjeve telefonike, pa pasur një pëlqim paraprak.
Po ashtu u ka bërë thirrje partive e subjekteve politike që të respektohet e drejta e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përdorimin e të dhënave të tyre për marketing të drejtpërdrejtë dhe ta ndërpresin menjëherë komunikimin pas paraqitjes së kundërshtimit.
Ka kërkuar të shmanget çdo formë e profilizimit apo përpunimit masiv të të dhënave të ndjeshme, përveç rasteve kur ekziston bazë e qartë ligjore.
“Agjencia kërkon nga partitë dhe subjektet të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës në përputhje me kërkesat ligjore”, thuhet nga AIP.
-
Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve
-
Partive politike u kërkohet mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës
-
Këshilli Prokurorial u bën thirrje partive politike të mos e përdorin për fushatë sistemin prokurorial
-
Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
-
Gjini: Qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre