Tashmë kur zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës u ka bërë thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve që gjatë fushatës zgjedhore të përmbahen në çështjet që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial në përgjithësi.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) u bën thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve që gjatë fushatës zgjedhore që filloi më 28 maj 2026, të përmbahen nga deklaratat dhe retorika, si dhe të mos përdorin dhe të mos nxisin në diskursin e tyre publik gjatë fushatës zgjedhore çështjet që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial në përgjithësi dhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës në veçanti”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli Prokurorial ka thënë gjithashtu se vlerësojnë që instrumentalizimi i çështjeve që lidhen me institucionet e drejtësisë për qëllime politike ose elektorale “dëmton imazhin dhe besimin e publikut në sundimin e ligjit dhe në funksionimin e pavarur të sistemit prokurorial”.