Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se shpreson se në takimin në Ohër do të merren “vendimet e duhura për të ndërtuar të ardhmen”.
Ai konfirmoi për RTK-në se vendi ku po mbahet takimi Kosovë-BE-Serbi është i njëjti me atë ku janë zhvilluar bisedimet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pas konfliktit të vitit 2001.
“Këtu është arritur Marrëveshja e Ohrit, por palët (BE-Kosovë-Serbi) janë dakorduar që në Ohër të bëhet ky takim, si një vend neutral dhe institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, i kanë marrë të gjitha masat që ky moment të shkojë sa më mirë”, deklaroi Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë
-
Ahmeti: Kosova mund të bëjë më shumë për ish-udhëheqësit e UÇK-së që gjenden në Hagë
-
Osmani: Çdo tendencë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit duhet të kundërshtohet nga gjithë faktori shqiptar në rajon
-
Ahmeti: Kosova ka arritur deri këtu në bashkëpunim me ndërkombëtarët
-
Ali Ahmeti në përvjetorin e 22-të të Marrëveshjes së Ohrit: Padyshim jemi më mirë se dje