Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se Komuna e Prishtinës do të marrë një varg masash për të reduktuar numrin e veturave prej pagesave e madje edhe mbylljen e disa rrugëve.
Këtë e ka bërë pasi gjatë kohës kur Prishtina ishte në karantinë, në kryeqytet u pa një numër i vogël i qarkullimit me vetura çka edhe u mirëprit nga qytetarët e autoritetet.
“Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve. Do të investojmë edhe më shumë në transport publik, ciklizëm dhe gjelbërim. S’ka rrugë tjetër për ne. Jemi qytet shumë i bukur për tu shkatërruar nga kerret. #rriNshpi”, ka njoftuar Ahmeti.
-
Ahmeti: Është rekomanduar karantinim njëjavor i Prishtinës
-
Ahmeti iu bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi: Po na pret një javë e vështirë
-
Komuna e Prishtinës paralajmëron aksion për mbledhjen e mbeturinave
-
Arsyetimi i Ahmetit për rrugët e papastruara në Prishtinë: Është bërë e pamundura
-
Nga sot nis pagesa për makinat e parkuara në rrugët e Prishtinës