Lëvizja Vetëvendosje, e përfaqësuar deri tashti me 17 anëtarë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga e enjtja edhe zyrtarisht është ndarë, sipas modelit të nivelit qendror.
Kësisoj, 9 anëtarë janë përcaktuar të radhiten me Grupin e Deputetëve të Pavarur, teksa 7 me Vetëvendosjen, e drejtuar nga Albin Kurti.
Vetëm një anëtare e këtij grupimi politik është përcaktuar të vazhdojë përfaqësimin në Kuvend si e pavarur, shkruan sot Koha Ditore.
Disa orë pas këtij rikonfigurimi të KK-së, kreu komunal, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nuk do të hakmerret ndaj përcaktimit që kanë bërë ish-kolegët e tij që kanë vendosur të mbeten në krah me Albin Kurtin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Për Ahmetin, Prishtina para PSD-së
-
Kurti s’e përmend Shpend Ahmetin, por thotë se fitorja në Prishtinë nuk u respektua
-
Vetëvendosje del e treta në Prishtinë, Ahmeti pret që të mos bllokohet
-
Ahmeti tregon se a do të largohet nga Vetëvendosje
-
Ahmeti nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës