Pas largimit të 10 nga 17 asamblistët, sa i kishte në fillim të mandatit në Kuvendin e Kryeqytetit, Lëvizja Vetëvendosje po synon dyfishimin në Prishtinë, deri në fund të këtij viti.
Në tubimin e parë të madh në kryeqytet pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, i pari i kësaj partie, Albin Kurti, ka promovuar punën e drejtorit të Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton KTV.
Në fjalimin ku asnjëherë nuk përmendi me emër a mbiemër Shpend Ahmetin, Kurti tha se fitorja e Vetëvendosjes në Prishtinë nuk u respektua.
Pasi tha se është befasuar nga disa individë, por jo nga goditjet ndaj Lëvizjes, sipas Kurtit, fitoren nuk e bëjnë individët por lëvizja, aktivistët dhe qytetarët.
Ai tha se VV do të dalë me një alternativë fituese, “por jo vetjake, të përbashkët dhe besnike ndaj qytetarëve”.
Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, tha se ishin aktivistët ata që i dhanë fitoren kësaj partie në kryeqytet, më 2013 dhe 2017.
Edhe
Kurti i kënaqur me rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale
Pasi tha se pjesëmarrja e kësaj partie në qeverisjen e kryeqytetit është më e vogël sesa që duhet të jetë, ai u shpreh i bindur se nuk janë dobësuar nga largimet.
Këtu, Kurti u bëri thirrje aktivistëve të Vetëvendosje ta mbështesin Arben Vitinë, në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen së shpejti në qendrën e saj në Prishtinë.