Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje del e treta në Prishtinë, Ahmeti pret që të mos bllokohet

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka një grup të ri parlamentar, atë të këshilltarëve komunal të pavarur.

Kërkesën e ka lexuar kryesuesi i kuvendit, Agim Kuleta, në mbledhjen e së enjtes.

Tani,Vetëvendosje radhitet partia e tretë, me vetëm 7 këshilltarë, derisa të dorëhequrit, me 9 asamblistë, janë të dytët dhe LDK-ja e para, me 15 ulëse në këtë përbërje.

Përkundër ndarjes në kuvend, si qeverisje, Ahmeti bashkë me Arben Vitinë, që është drejtor nga Vetëvendosje, ka përuruar Qendrën Sociale për të Moshuar.

I pyetur se a i ka votat në Kuvendin Komunal, Ahmeti tha se shpreson që Vetëvendosje të mos jetë bllokuese. Ahmeti ka thënë se ai vet nuk do të jetë hakmarrës dhe nuk do të shkarkojë asnjë nga 3 drejtorët e Vetëvendosjes.

Edhe Ahmeti: Nuk do të hakmerrem ndaj drejtorëve të Vetëvendosjes Arbëri Ahmeti: Nuk do të hakmerrem ndaj drejtorëve të Vetëvendosjes

Ndërkohë, Vitia nuk ka komentuar ndodhitë në asamble, por ka thënë se qendra për të moshuar te Xhamia e Llapit është e para në Prishtinë dhe është punë e përbashkët me kryetarin Shpend Ahmeti.

E, për shkak të ndryshimeve në numra, LDK-ja ka kërkuar që të kthehet te ulëset e grupit më të madh parlamentar.