Komuna e Lipjanit ka nisur festat e fundvitit. Të shtunën është ndriçuar edhe sheshi “Adem Jashari” me dekorime e bredha për festat e fundvitit.
Me këtë rast kryetari Ahmeti ka thënë se viti 2022 ishte i suksesshëm për komunën, derisa janë realizuar një varg projektesh në të mirë të qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një vit mjaft sfidues pasi që kemi dalë nga viti pandemik dhe po ashtu inflacioni ka pasur impakt në zhvillimet e gjithmbarshme, mirëpo prapëseprapë ka qenë një vit mjaft i suksesshëm sepse kemi administruar dhe menaxhuar mirë me komunën tonë. Është edhe ky vit që kemi shënuar rritje të të hyrave vetanake e sidomos tek tatimi në pronë. Po ashtu kemi shënuar progres edhe në projekte kapitale sepse po i përmbyllim shumicën prej tyre siç kemi planifikuar", ka thënë Ahmeti.
