Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK: Shqetësues dhe dekurajues votimi i Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur shqetësues dhe dekurajues votimin e Luljeta Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Përmes një komunikate për media AGK-ja ka thënë se votimi nga partia në pushtet e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale.

“Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë. Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit”, thuhet në njoftim.