Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka reaguar pas njoftimin nga Komuna e Prishtinës, e cila ka njoftuar qytetarët se si pasojë e anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat.
Komuna e Prishtinës mbetet pa certifikata të Gjendjes Civile
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një komunikate thotë se me kohë ka planifikuar inicimin e zhvillimit të procedurave të prokurimit për furnizim me dokumente të Gjendjes Civile për Zyrat Komunale të Gjendjes Civile, “mirëpo për arsye procedurale ende nuk është përzgjedhur operatori për furnizim me dokumente të Gjendjes Civile”.
“Më këtë rast Agjencia e Regjistrimit Civil, si organi më i lartë i gjendjes civile në Republikën e Kosovës ka kërkuar nga të gjitha Zyrat Komunale të Gjendjes Civile në Kosovë që në mungesë të formularëve të përdorën metodat alternative. ARC u ka dërguar një njoftim të gjitha zyrave të gjendjes civile, që në mungesë të formularëve (dokumenteve të gjendjes civile), me qëllim të realizmit të drejtave të qytetarëve për pajisje me dokumente të gjendjes civile, nga sot më datë 28.03.2019, të fillohet me lëshimin e dokumenteve me letër të bardhë nga sistemi i gjendjes civile, deri në njoftimin tjetër”, thuhet në njoftim.
“Këto dokumente do të përdoren vetëm për përdorim të brendshëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Kërkojmë ndjesë nga qytetarët e Kosovës për mungesat e formularëve, megjithatë shërbimi për qytetarët do të vazhdojë të mbetët një prej prioriteteve tona më të rëndësishme”, njofton kjo agjenci e MPB-së.
-
Komunat ankohen se s’po mund të kryejnë shërbime të gjendjes civile
-
Agjencisë së Regjistrit Civil s’i ndahen telashet - njëherë u mungoi letra, tash s’iu bën interneti
-
Agjencisë së Regjistrit Civil s’i ndahen telashet - njëherë u mungoi letra, tash s’iu bën interneti
-
Së shpejti komunat do të pajisen me certifikata të gjendjes civile
-
Të gjitha komunat në krizë për letër, qytetarët mund të mbesin pa certifikata origjinale