Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrës financiare vjetore (PFV) në Komunën e Klinës ka gjetur një numër dobësish në procesin qeverisës të Komunës, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas ZKA-së pasqyra financiare për vitin 2016 të Komunës së Klinës ka rezultuar me 17 rekomandime. Megjithatë, siç thuhet në raportin e ZKA-së nuk janë marrë veprime të mjaftueshme pasi që plani i veprimit nuk është zbatuar në tërësi dhe mangësitë e njëjta vazhdojnë të përsëriten në disa fusha.
“Prej 29 rekomandimeve të dhëna nga auditori i brendshëm në vitin 2017, vetëm tri rekomandime ishin zbatuar, pesë ishin në proces të zbatimit ndërsa 21 rekomandime nuk ishin adresuar fare”, thuhet në raportin e ZKA-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Auditori me 16 rekomandime për qeverisjen e Klinës
-
Ec Ma Ndryshe: Raporti i Auditorit nxjerrë në pah një varg dobësish në Komunën e Prizrenit
-
Komuna e Klinës vazhdon të lidhë kontrata në vlera më të mëdha se mjetet e zotuara
-
ZKA: 54 punëtorë të punësuar pa konkurs në Komunën e Deçanit
-
Komunat dështojnë t’i zbatojnë rekomandimet e Auditorit