Hulumtuesi i politikës së jashtme, Emir Abrashi, ka thënë se Ligji për Shërbimin e Jashtëm do të sjellë vazhdimisht probleme në çështjen e gradimeve në diplomaci, nëse nuk i bëhen ndryshimet e shpejta.
Duke komentuar gradimet e fundit në MPJ, që u kontestuan për shkak të anashkalimit të komisionit përkatës, Abrashi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se problemi s’është me procedurën, por me ligjin e vjetër.
“Kur flasim për gradimet në MPJ, janë gjithmonë problematike dhe s’është hera e parë që Kosova ballafaqohet me gradime që kontestohen. Gjithmonë është raportuar për shkelje në secilin proces. Duhet të kemi parasysh se problemi me gradimet e fundit s’është me procedurën. Procedura është bërë konform ligjit në fuqi për Shërbimin e Jashtëm, por problem ka qenë fakti që aplikimi për gradime ka qenë i hapur për të gjithë shërbyesit e MPJ-së, megjithatë vetëm tetë janë graduar. Është problematikë e cila do të thotë ngre pikëpyetje se a është fer i gjithë ky proces dhe pse janë vetëm tetë të graduar”, ka thënë fillimisht ai duke përmendur vetëm katër ngritje në grada në diplomaci viteve të fundit.
Ndërsa për tetë gradimet e fundit ai ka thënë se ato s’janë bërë në përputhje me ligjin, pasi, sipas tij, parashikohet anashkalimi i komisionit për grada, dhe gradimi mund të bëhet vetëm me rekomandim të drejtorit të përgjithshëm. Ai ka thënë se s’pret që Agjencia Anti-Korrupsion të gjejë shkelje ligjore në këtë proces.
Sipas tij, problemi me ligjin është se kur është bërë ai më 2008, ka qenë periudhë kur Kosovës i janë dashur gradime më të shpejta sepse ka qenë ministri e re dhe ka pasur mungesë diplomatësh.
Problem tjetër të madh për gradimet ai i ka vlerësuar edhe kompensimet financiare. “Diplomati në New York apo Tokio me gradën sekretar i tretë do të jetë e vështirë t’i bulojë shpenzimet e jetesës. Të gjithë synojnë grada më të larta për të marrë më shumë kompensim financiar. Ne kemi kërkuar të bëhen shtesa për diplomatët me pagë bazë e më pas shtesa varësisht nga vendi ku jeton. Është absurd që një ambasador në Tiranë të paguhet njëjtë sa ai në Tokio. Johumane e joproporcionale. Jo e mirë për shërbimin e jashtëm”, ka vazhduar ai.
Edhe
Shoqata Sindikale e MPJD-së kërkon ndryshim legjislacioni, rritje pagash e gradim
Një rishikim i gradave në MPJ, sipas tij, do ta bënte shërbimin e jashtëm edhe më jofunksional.
Ai ka thënë se një ligj i ri duhet të bëhet sa më shpejt.
-
Alija: Serbia duhet të kushtëzohet me integrimin evropian për krimet e luftës
-
Studentë të Mjekësisë vrapojnë pas profesorëve për të kompletuar dosjet
-
Konjufca i përgjigjet Gjuriqit: Asnjë shtet s’i lejon të huajt e padokumentuar
-
Supremja ua njeh pensionistëve kontributpagues edhe diplomat e pasjanarit 1991