Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i është kundërpërgjigjur kritikave të Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me madhësinë e kabinetit qeveritar.
Përmes një reagimi, Abrashi ka ironizuar akuzat e AAK-së, duke rikujtuar numrin e madh të zëvendësministrave gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt.
“E pashë konferencën e AAK-së. Kritikuan për kabinetin e madh. Veç m’u kujtuan menjëherë diku 80 zëvendësministra, njërin që as emrin s’ia dinte kryeministri Haradinaj asokohe. Mos të flasim për stafin tjetër”, ka shkruar Abrashi.
Më herët, Tahiri u shpreh se Qeveria Kurti e ka numrin më të madh të kabinetit qeveritar në rajon.
Tahiri: Qeveria Kurti me kabinetin më të madh në rajon
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria...
Artikuj të ngjashëm
-
AAK-ja akuzon Kurtin për kabinet të madh qeveritar, VV-ja ia rikujton atë të Qeverisë Haradinaj
-
Tahiri: Qeveria Kurti me kabinetin më të madh në rajon
-
Tahiri – Kurtit: A e di që ke themeluar kabinet qeveritar të përmasave të Kinës, jo Kosovës
-
Tahiri – Kurtit: A i pate more burrë 30 ditë kohë për diskutime?
-
Tahiri e përmend deklaratën e Kurtit për AAK-në si “parti e respektuar”: S’bëhemi vegël