Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja akuzon Kurtin për kabinet të madh qeveritar, VV-ja ia rikujton atë të Qeverisë Haradinaj

Objekti i Qeverisë së Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës

Për kabinetin qeveritar më të madh në rajon, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje. Në AAK thanë se rregullorja që ka miratuar Qeveria në shkurt ia ka mundësuar vetes të ketë strukturën qeveritare më të madhe dhe më të kushtueshme e me emërime të tepruara politike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar Vetëvendosjen për kabinetin më të madh qeveritar në rajon.

Në një konferencë për media, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sipas rregullores për përgjegjësitë administrative të miratuar në Ekzekutiv më 20 shkurt, kabineti i Qeverisë Kurti parashihet të ketë 453 persona staf politik që sipas tij reflekton emërime të tepruara politike.

Tahiri theksoi se partia në pushtet është akomoduar në Qeveri duke e bërë strukturën qeveritare më të madhen dhe më të kushtueshmen në rajon.

“Kjo qeveri i ka 453 njerëz që mundet me i emëru politikisht. Nuk po e thotë Besnik Tahiri. Po e thotë rregullorja 04/2026, e cila për mendimin tim përbën numrin më të madh, madhësinë më të madhe të emërimeve politike të kabineteve që e ka dikush”, tha ai.

Kjo rregullore, vetëm kryeministrit ia mundëson që të emërojë 15 këshilltarë politikë dhe 9 nga radhët e komuniteteve në Kosovë, 10 këshilltarë të jashtëm politikë dhe 15 nëpunës në kabinet.

Edhe Tahiri: Qeveria Kurti me kabinetin më të madh në rajon Arbëri Tahiri: Qeveria Kurti me kabinetin më të madh në rajon

“50 njerëz, 49 staf i ka në kabinetin e tij. A ju kujtohet çfarë thoshte ky? Kryeministri s’ka nevojë… për pak këshilltarë ka nevojë. 50 i ka bërë, me rregullore pra”, deklaroi ai.

Por, Tahirin e ka kritikuar deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, i cili ia ka rikujtuar kabinetin e Qeverisë Haradinaj me rreth 80 zëvendësministra.

“E pashë konferencën e AAK-së. Kritikuan për kabinetin e madh. Veç mu kujtuan menjëherë diku 80 zv.ministra, njërit qe as emrin s’ia dinte kryeministri Haradinaj asokohe. Mos të flasim për stafin tjetër”, shkroi Abrashi.

Në konferencë u kritikua edhe numri i ulët i grave të përfaqësuara në poste ministrore.

Edhe Abrashi i përgjigjet Tahirit të AAK-së: M’u kujtuan diku 80 zëvendësministrat Arbëri Abrashi i përgjigjet Tahirit të AAK-së: M’u kujtuan diku 80 zëvendësministrat

“Kemi një kabinet më diskriminues pasi nga 21 anëtarë sot i kemi vetëm katër gra ministre. Deri dje në fushata kanë folur për të drejtat e grave e sot i kemi vetëm 4 gra ministre. Kemi më pak se 20 për qind të kabinetit qeveritar”, tha deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Qeveria aktuale ka 19 ministri, katër më shumë se që ka pasur në dy mandatet e mëhershme.