Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të udhëtojë të dielën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësja e partisë, Sibel Halimi, i ka thënë Kohës se vizita e tij zyrtare do të zgjasë një javë.
Sipas Halimit, gjatë kësaj vizite, Abdixhiku pritet të takohet me senatorë e kongresmenë.
“Kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në ShBA, për një vizitë një-javore, me ç'rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, ka thënë ajo.
Lajmërimi për këtë vizitë ndodhi një ditë pasi u raportua se zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës u janë refuzuar vizat për në SHBA. Këto raportime i kanë përgënjeshtruar vetë ministrat për të cilët është bërë fjalë.