Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur të enjten në takim drejtoreshën për Evropë Jugqendrore në Departamentin Amerikan, Colleen Hyland.
Nga Zyra e LDK-së është bërë e ditur se në këtë takim Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Kosovës.
“Po ashtu Abdixhiku i kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë, në veçanti në procesin e dialogut, me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetare të përcaktuara me Kushtetutë dhe Deklaratë të Pavarësisë”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se Abdixhiku ka shprehur edhe pikëpamjet e LDK-së rreth draft-statutit të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga Qeveria e Kosovës.
“Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-ja është e paalternativë në këtë drejtim”, ka thënë ai.
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Abdixhiku: Është i domosdoshëm formimi sa më i shpejtë i institucioneve
-
Abdixhiku i hapur të diskutojë për presidentin
-
LDK-ja kërkon përfshirje direkte të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi
-
Abdixhiku takon ambasadorët, thotë se LDK-ja e respekton vullnetin qytetar