Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do ta mbledhë Kryesinë e partisë përpara takimit të tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Këtë për EO e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i cili ka thënë se do të diskutohet edhe për fushatën zgjedhore.
“Në ora 14:00 do të mblidhet Kryesia. E padyshim njëra nga temat do të jetë edhe për fushatën zgjedhore, ku mund të kërkohet edhe shkurtimi ose heqja fare e fushatës”, deklaroi Quni.
Partitë politike në vend do të takohen sot pasdite me presidenten Osmani për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjeve lokale, pas rekomandimit të IKSHPK-së për shtyrjen e tyre.