Arbëri

Abdixhiku sot mbledh deputetët për t’u koordinuar për çështjen e presidentit

Lidhja Demokrate e Kosovës sot do të diskutojë nëse do ta përkrahë Vjosa Osmanin për presidente të vendit. Ky vendim është marrë pas mbledhjes së Kryesisë e cila është mbajtur të hënën.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takojë sot Grupin Parlamentar nga ora 12:00 për t’u koordinuar lidhur me këtë çështje.

Pas mbledhjes së djeshme, nënkryetari Lutfi Haziri, ka thënë se LDK-ja do të evitojë çdo lloj pengese në zgjedhjen e presidentit.

“Karshi qeverisjes së Vetëvendosjes do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit LDK-ja do të evitojë çdo lloj obstruksioni apo pengese me rolin e vet konstruktiv në funksion të stabilitetit në mënyrë që të përmbyllet cikli në ndërtimin e institucioneve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të punojnë që të dalin unanim si parti.