Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku jep 8 rekomandime për ekspertët pas vdekjes së 36 personave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi në Kosovë u shënuan 36 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kjo është një tragjedi kombëtare. Sipas tij, ka javë të tëra që shumë kanë ngritur zërin në këtë drejtim porse Qeveria nuk ka reaguar.

Ai u ka bërë thirrje pushtetarëve që të dalin në krye të përgjegjësisë, ndërkohë që u ka dhënë 8 rekomandime ekspertëve të shëndetësisë të cilat ka kërkuar që të implementohen menjëherë.

“Pa fjalë. Është tragjedi kombëtare kjo. Bashkëndjejmë me 36 familjet kosovare sot e me qindra të tjera që humbën të afërmit këto ditë. Jemi të gjithë në zi. Fatkeqësisht, ka javë të tëra që po ngrisim zërin për rritjen eksponenciale të t’prekurve në pandemi; pa ndonjë reagim thelbësor të Qeverisë. Abstenimi i shtetit përfundon në tragjedi”, thuhet në postimin e tij.

Reagimi i plotë i Abdixhiku:

Edhe Abdixhiku propozon të shkurtohet fushata nga 30 në 10 ditë Arbëri Abdixhiku propozon të shkurtohet fushata nga 30 në 10 ditë

Pa fjalë. Është tragjedi kombëtare kjo. Bashkëndjejmë me 36 familjet kosovare sot e me qindra të tjera që humbën të afërmit këto ditë. Jemi të gjithë në zi. Fatkeqësisht, ka javë të tëra që po ngrisim zërin për rritjen eksponenciale të t’prekurve në pandemi; pa ndonjë reagim thelbësor të Qeverisë. Abstenimi i shtetit përfundon në tragjedi. Prandaj, i bëj thirrje pushtetarëve të Qeverisë të dalin në krye të përgjegjësisë. Të sillen si shtet. Për këtë u japim dhe 8 rekomandimet të ekspertëve tanë të shëndetësisë, rekomandime që duhen të implementohen menjëherë dhe pa vonesë:

1. Të shtohen ditët e vaksinimit në shtatë; vikendeve s’mund të pushohet më. Në këtë gjendje alarmante pushimi i shtetit është i pakuptimtë.

2. Të hapen qendrat mobile të vaksinimit nëpër secilën komunë nëpër Kosovë. Të shpërndahen vaksinat tek qytetarët tanë e të thjeshtohet i gjithë procesi vaksinues.

3. Të shtrëngohen masat për të pavaksinuarit e të lehtësohen për secilin tjetër që përfundon këtë proces të domosdoshëm e jetik.

4. Të rritet numri i stafit shëndetësor në Kosovë; në mënyrë që të ndihmohen kapacitetet e ngarkuara që i kemi sot.

5. Të vendosen të gjithë inspektorët në terren, të mbahet rregull në secilin vend. Rregullat e vendosura në letër e pa mbikqyrje mbesin vetëm fjalë.

6. Të jepen shtesat financiare për stafin aktual; të ndahet menjëherë buxhet dinjitoz dhe jo lëmoshë! Stafi shëndetësorë ka nevojë; janë të dërrmuar me mbi 18 muaj angazhim.

7. Të shtohen shtretërit për të hospitalizuar qytetarët tanë; Klinika Infektive është mbi çdo kapacitet normal.

Edhe Abdixhiku për situatën alarmante me COVID-19: Qeveria po sillet sikur s’po ndodh asgjë Arbëri Abdixhiku për situatën alarmante me COVID-19: Qeveria po sillet sikur s’po ndodh asgjë

8. Qeveria të merret vetëm me pandemi dhe me urgjencë. Të tregojë lidership e të shpëtojë jetë.


Bajrami: Qytetarët s’po mund të vaksinohen për shkak të mungesës së terminëve

Ish-ministrja e Financave, njëherësh deputete e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami ka akuzuar Qeverinë Kurti 2 për mungesë të qasjes së duhur për vaksinimin kundër COVID-19 në kohën kur vendi po shënon shifra alarmante si pasojë e sëmundjes infektuese.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 36 të vdekur, shifër kjo rekorde që prej shpërthimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar.

Në reagimin e saj, Bajrami thotë se qytetarët nuk po mund të vaksinohen për shkak të mungesës së terminëve, përgjegjësi kjo e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pavarësisht se në shoqërinë tonë sikur në secilën shoqëri tjetër ka të tillë që nuk donë të vaksinohen, prej që ka filluar vaksinimi ne nuk e kemi parë një qendër të vaksinimit që s'ka pasur punë sepse s'ka pasur pacientë. Sot, asnjë qytetar nuk mund të bëj termin për vaksinim sepse s'ka termin. Përgjegjësi kjo e qeverisë dhe e ministrisë së Shëndetësisë!!! Mos i fajësoni qytetarët që s'dëshirojnë të vaksinohen, sepse ende nuk janë vaksinuar ata që po donë. Sot, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta 36 familjeve që kanë humbur me të dashurit e tyre! Qoftë dita ma e keqe kjo në historinë e pandemisë, për vendin tonë! Popullista zgjohuni, mos i shihni njerëzit veç si vota. A e dinë që fëmijëve që sot ju kanë vdekur prindërit ju ndryshon jeta përgjithmonë dhe humbjen që kanë pësuar nuk ka qeveri që mund ta kompensojë. Kur je në Qeveri nuk mundesh me qeverisë sipas sondazheve as sipas zhurmës së duartrokitjeve, ka raste kur vendimet janë shumë të rënda por prapë duhet të merren, sepse për atë arsye je aty. A e keni pakon e ringjalljes 420 milionë euro? Merrni masa! Mbështetni bizneset! Mbështetni qytetarët! Shpëtoni jetë! Zgjohuni dhe largoni mjegullën e vetëkënaqësisë që ju ka kapluar, se na morët në qafë! ”, ka shkruar Bajrami.


Mustafa për 36 të vdekurit nga COVID-19: Bilanc lufte

Edhe Abdixhiku kërkon unitet: Është domosdoshmëri, askush s’ka shumicë Arbëri Abdixhiku kërkon unitet: Është domosdoshmëri, askush s’ka shumicë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, shifrat e të vdekurve sot i ka quajtur “Bilanc lufte”.

“70 vdekje në 72 orët e fundit. Pra, çdo orë vdes nga një kosovar. Një familje humb babain, nënën, vajzën, djalin, motrën, vëllaun, gjyshen… çdo orë, 24 orë në ditë. ‘Populli i ka fajet’ thonë, se ‘nuk po vaksinohen’. E diel. 36 anëtarë të familjeve tona vdiqën sot. Qendrat e vaksinimit kanë pushim. Termine të lira nuk ka”, ka shkruar ai.