Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti se po çuditet me LDK-në dhe se kjo parti nuk po shkëputet nga PDK-ja.
Abdixhiku ka akuzuar Kurtin që "për tetë muaj e bllokoi shtetin, se ka uzurpuar institucionet dhe ka shkelur dhjetëra herë Kushtetutën".
“Një njeri që për tetë muaj bllokon shtetin duke thënë se i ka votat por s’po e lenë, dhe në fund mashtron; një njeri që për 48 herë e shkelë Kushtetutën dhe mburret se çfarë po bën; një njeri që uzurpon institucionet duke qenë herë kryeminsitër e herë deputet; një njeri që s’respekton Gjykatat e Republikës siç respektohen ato në shtetin ku ai rritë familjen e vet; një njeri që vendoset mbi prokurorinë e mbronë të korruptuarit partiak veç se janë të tijë; një njeri që vetëm ofendon e vetëm përçanë kudo që prekë; një njeri që akuzon kundërshtarët politik, shtëpinë e madhe të demokracisë me tradhëtarë të Serbisë veç pse mendojnë ndryshe nga ai; një njeri që na ofendon elektoratin me ‘hajvanat’ dhe pret shtrirje qafe më pas; një njeri që na izolon Republikën e vet, e na e humbet të ardhmen e fëmijëve në këtë shtet; një njeri që nuk e kupton bashkëpunimin, unitetin, e afrimin si akt patriotik sot; një njeri që ndryshon pa mërzi secilin premtim publik;”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Tutje sipas Abdixhikut, “kur pushtetarët e shkëputur nga populli i afrohen fundit, gjërat më nuk u japin sens” dhe se sipas tij prandaj çuditet e nuk kupton.