Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku e Murati përplasen për buxhetin e kryeqytetit

Lumir Abdixhiku

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për çështjen e ndërprerjes së transportit publik, duke e akuzuar qeverinë në detyrë për bllokim dhe pengim. 

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e përmendi atë duke thënë se Abdixhiku me deputetët e tjerë nuk e kanë votuar buxhetin për Prishtinën në Kuvend, sepse kanë vendosur të mos i kursejnë as qytetarët vetëm për t’ia lënë fajin Qeverisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E Abdixhiku ka akuzuar pushtetarët për "plaçkitje", duke thënë se shkatërrimin e vendit e ka mision. 

“Mund të bllokoni. Mund dhe të pengoni; sepse vetëm kaq dini, vetëm kaq mundeni. Por propaganda nuk e mund të vërtetën dot. Për 12 muaj të tërë, sikurse nën pushtim, e mbajtët Kryeqytetin pa buxhet. Na u dashtë të shpenzojmë energji e kohë që të mirëmbajmë Prishtinën me mund, të plaçkitur nga një sekt populist që shkatërrimin e vendit e ka mision. Teksa shpërndanin vitra për votë; pa ligj e pa legjitimitet, për Prishtinë, Kryeqytetin e vendit të vet, në llumin e madh të burokracisë vazhduan ta mbajnë për plot një vjet”, ka shkruar ai.