Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Në postimin për media, ai uron që “kjo festë t’i afrojë njerëzit në Kosovë, rajon e më gjerë”.
“Për të gjithë ata që festojnë, ju uroj për shumë mot Krishtlindjet, të lumtura dhe plot paqe. Kjo festë sjelltë lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja, dhe t’i afrojë njerëzit në Kosovë dhe rajonin më të gjerë, në harmoni dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, ka shkruar Abbotti.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti uron të krishterët: Krishtlindja është kremtim dhe reflektim
-
Osmani uron Krishtlindjen: Të na bashkojë tradita, respekti, solidariteti dhe mikpritja
-
Abbott: Kosova është vend i veçantë që e meriton të jetë i suksesshëm
-
Abbotti nga Kosova në Shqipëri, Kurti: Duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet njësoj
-
Kurti: Të bekuar qofshin ata që punojnë për të mirën publike