Arbëri

Kurti uron të krishterët: Krishtlindja është kremtim dhe reflektim

k

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje. 

Ai ka thënë se kjo festë është reflektim dhe shpresë, ndër tjerash. 

“Krishtlindja është kremtim dhe reflektim, urim dhe mirënjohje, besim dhe shpresë. Të dashur besimtarë të krishterë, urime këtë datë të shënuar dhe paçi një ditë të gëzuar e të begatë me më të dashurit tuaj. Uroj që mirësia e Zotit t’ju përcjellë gjithmonë dhe dashuria për tjetrin t’ju shtohet përherë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ipeshkvi i Kosovës, Dedë Gjergji, në meshën solemne të Krishtlindjes në mesnatë ka bërë thirrje për stabilitet politik në Kosovë, duke shtuar edhe atë për shpejtimin e hapave drejt integrimit evropian.

 

Lexo përditësimet tjera
dode gj

Për Krishtlindje, ipeshkvi bën thirrje për stabilitet politik në Kosovë

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë, me rastin e Krishtlindjes,...