Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur mirënjohës për mikpritjen që i ka bërë Kosova refugjatëve afganë.
“Ndihem i nderuar dhe i kënaqur që jam sonte në Aeroportin e Prishtinës, për tu takuar me afganët e parë që kanë ardhur në Kosovë, të evakuuar nga Afganistani”, ka shkruar Abbott.
Të dielën në mbrëmje ka arritur në Kosovë grupi i parë i afganëve prej 111 personash.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë me këtë rast se duke filluar nga nesër do të vijnë edhe grupe të tjera.