Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se lirimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka lehtësuar gjithë popullin e Kosovës.
Muharrem Nitaj ka deklaruar se vendimi logjik i autoriteteve franceze të drejtësisë është mesazh i fortë që armiqtë e Kosovës sado të fortë që janë, është e pamundur ta gjunjëzojnë një popull që gjatë gjithë kësaj kohe ishte në mbështetje të Haradinajt, transmeton kp .
Ai ka bërë të ditur se pritja e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj do të jetë qytetare e jo qeveritare.
“Madje as AAK s’do të dalë në aeroport, ndërkaq ne do ta presim me popullin në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, tha Nitaj.
E nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini theksoi se vendimi për lirimin e Haradinajt është dashur të merret më herët.
Ai ka ftuar qytetarët që sonte në orën 19:00-20:00 të dalin në shesh për të pritur Ramush Haradinajn në kthimin e tij nga Franca.
-
AAK: Pritje madhështore për Ramushin në orën 19
-
AAK gati ta presë Haradinajn, do që shteti të kryejë detyrat e veta
-
AAK: Ndalja e Haradinajt në Francë, kidnapim i pastër politik
-
Haradinaj: U ndjeva pa shtet, do t’ua tregojmë vendin të nënshtruarve tanë
-
Haradinaj: Shqiptarët nuk i nënshtrohen kurrë Serbisë