Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja nis diskutimin me shoqërinë civile dhe mediat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur ciklin e diskutimeve “për situatën e rëndë në Kosovë” me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe atyre të mediave.

Takimi po mbahet në ndërtesën e Kuvendit.

AAK-ja ka paralajmëruar se në tryezë do të diskutohen edhe modalitetet e mundshme “për të dalë nga kjo situatë”.

“Ajo që ka ndodhur së fundmi është ikje e përgjegjësisë nga kryeministri, që na solli te sanksionet”, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në hyrje të diskutimit.

Partia opozitare në ditët e ardhshme pritet të zhvillojë diskutime edhe me pjesëmarrës të tjerë nga jeta publike e ekspertë të ndryshëm.

Edhe AAK-ja vazhdon të hënën diskutimet për “gjendjen e rëndë në vend” Arbëri AAK-ja vazhdon të hënën diskutimet për “gjendjen e rëndë në vend”

Diçka të ngjashme ditë më herët ka organizuar edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.

{gallery}