Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë ciklin e takimeve për “daljen nga gjendja e rëndë në vend”.
Përmes një komunikate për media, AAK-ja ka bërë të ditur se të hënën do të takohet në një tryezë diskutimit me përfaqësues nga ekonomia dhe me bizneset e sektorit privat.
“Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Tryeza mbahet në ora 11:00, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
AAK-ja ka zhvilluar disa takime me grupe të ndryshme për të diskutuar mbi gjendjen politike në vend. Takime me grupe të ndryshme ka pasur edhe LDK-ja.
-
AAK-ja sot diskuton me bizneset private për situatën politike
-
AAK-ja diskuton me shoqatat e dala nga lufta për “situatën e rëndë politike”
-
AAK-ja nis diskutimin me shoqërinë civile dhe mediat
-
AAK-ja: Mungesa e një agjende të qartë po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
-
AAK-ja s’merr pjesë në seancën për diskutim për presidentin