Arbëri

AAK-ja me video akuzon Qeverinë për punësime familjare

Pas Lëvizjes Vetëvendosje e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar një video të titulluar “Historia e një familje të privilegjuar”.

AAK-ja e akuzoi Qeverinë Kurti për punësime partiake në institucione publike, derisa i krahasoi deklarimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës elektorale, të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas AAK-së, mbi 40 familjarë të zyrtarëve të VV-së janë punësuar në institucione publike.

KOHA ka kërkuar një koment nga Lëvizja Vetëvendosje për videon e AAK-së, por deri në momentin e raportimit s’ka marrë përgjigje.

Videon e parë, të titulluar Çka ka, çka s'ka, Vetëvendosje e pati publikuar më 10 janar, ku numëronte sukseset e Qeverisë Kurti.

Videoja e dytë u publikua më 24 janar. E titulluar “Çka ka, çka s'ka nëpër rrugë”, fliste për keqpërdorimin e parasë publike dhe zhvatjen e saj nga qeveritë e kaluara nëpër rrugët e Kosovës.

Kësaj videoje i është përgjigjur Partia Demokratike e Kosovës. Ajo e quajti “Çka ka Albini - kallëzon Martini”, duke akuzuar kryeministrin Kurti për mbrojtje të ambasadorit Martin Berishaj, i apostrofuar për keqpërdorim të parave.