Komuna e Pejës ka nisur të enjten realizimin e projektit për ndriçimin publik në njërën prej lagjeve më të mëdha të qytetit të Pejës, “7 Shtatori”. Me këtë projekt në vlerë prej 54 mijë eurosh, do të vendosën 329 trupa ndriçues në 29 rrugë dhe rrugica të kësaj lagjeje.
Ky projekt në fakt është dashur të niste së realizuari vitin e kaluar, kur edhe ishte kontraktuar operatori. Mjetet për realizimin e këtij projekti janë ndarë vjet, por ato figurojnë në planifikimin buxhetor të vitit 2018 për ndriçimin publik, shkruan sot Koha Ditore.
Konkretisht për shtimin e trupave ndriçues të rinj dhe mirëmbajtje të trupave ndriçues ekzistues janë të planifikuara nga 100 mijë euro për vitin 2018 dhe 2019, kurse për vitin 2020 në planifikimin buxhetor figurojnë 150 mijë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)