Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit ka nisur realizimin e një projekti të ri në vlerë prej 77 mijë eurosh për riparimin e ndriçimit publik dhe vendosjen e 160 shtyllave të reja.
Përmes një komunikate, zyra për informim ka njoftuar se komuna tashmë ka nisur rehabilitimin e ndriçimit në pjesët kryesore të qytetit, madje me projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Në kuadër të këtij projekti do të vendosen rreth 160 shtylla dhe trupa ndriçues në këto rrugë të qytetit: “Lidhja e Prizrenit”, “Komandant Kumanova”, “Avdi Kelmendi”, “Hamëz Jashari”, “Gjergj Fishta”, “Fehmi Agani”, “Shën Flori”, “Shën Lauri”, “Tahir Sinani”, “Haxhi Kleçka”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Shefki Salihu”. Ndriçimi publik është duke u shtrirë çdo ditë e më tepër dhe po ofron kushte më të mira për qytetarët, sidomos në aspektin e sigurisë.
Ky projekt në vlerë prej 77 mijë eurove është investim nga Komuna e Lipjanit, thuhet në njoftim.
-
Banorët e Lipjanit kërkojnë rregullimin e sistemit të ndriçimit publik gjatë natës
-
Lipjani përfiton 260 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës në disa fshatra
-
Ekzekutivi i Lipjanit përuron 20 kilometra ndriçim publik
-
AAK-ja në Lipjan kërkon inspektimin e punimeve të ndriçimit publik në rrugën “Qamil Olluri”
-
Komuna e Prishtinës fillon vendosjen e paneleve ndriçuese mbi vendkalime të këmbësorëve