Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë ditës së mërkurë, ka qëndruar në Lipjan për të nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancim me Komunën e Lipjanit me qëllim të ndërtimit të ndriçimit publik në fshatin Rufc i Madh, Rufc i Vogël dhe Kojskë.
Marrëveshja përfshinë edhe projekte të tjera bashkëfinancimi për asfaltimin e rrugëve, rregullimin e hapësirave publike dhe disa punime të tjera.
Ministri Krasniqi e kryetari Ahmeti janë zotuar se projekti do të realizohet në afatet kohore brenda këtij vitit, ndërkaq ka një vlerë prej 260 mijë eurosh.
“Është një projekt shumë i nevojshëm dhe po bëhet kompletimi i infrastrukturës moderne në këto fshatra. Ky investim është me vlerë 260 mijë euro dhe pritet të përfundoj brenda këtij viti”, ka thënë Ahmeti.
-
Ura e shkatërruar ua vështirëson qarkullimin banorëve të shumë fshatrave të Lipjanit
-
20 komuna përfitojnë rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitete
-
Krasniqi dhe Ahmeti diskutojnë për mbështetjen e Qeverisë për komunat
-
Ekzekutivi i Lipjanit përuron 20 kilometra ndriçim publik
-
Vendosen 160 shtylla të reja për ndriçim publik në Lipjan