Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim koordinues kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, njëherësh kryetar i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, të cilët kanë diskutuar për mbështetjen e nivelit lokal nga niveli qendror me qëllim të mbështetjes komunale dhe ofrimit të shërbimeve komunale më efikase dhe në shërbim të qytetarëve.
Sipas një komunikate të MAPL-së, gjatë këtij takimi ministri Krasniqi dhe kryetari Ahmeti kanë diskutuar për programet dhe projektet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke përfshirë Grantin e Performancës Komunale, projektin CIF, zhvillimin e infrastrukturës socio-ekonomike dhe agjendën legjislative.
-
Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje
-
Kurti pret në takim kryetarin e Leposaviqit
-
Komunat akuzojnë Qeverinë për mungesë të financimit në projekte
-
Krasniqi: Mbështetja për komunat kurrë s’ka qenë më e madhe
-
Ministri Krasniqi takon Hetemin, flasin për zhvillimin ekonomik