Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me 20 komuna përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete.
MAPL do të mbështesë 28 projekte në 20 komuna në vlerë prej 1 milion euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomunat përfituese janë Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtime, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.
“MAPL do të vazhdojë të mbështesë komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve”, thuhet në komunikatë.