Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Krasniqi pret në takim kryetarët e rinj të komunave veriore të Kosovës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka pritur në takim kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore të Kosovë – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan.

Krasniqi në postim në Facebook tha se MAPL do të jetë në koordinim me kryetarët e asamblistët e rinj për të konstituar me kohë organet komunale.

“I shoqëruar nga asistentja ekzekutive e Kryeministrit, Arta Berisha, kam pritur në takim Kryetarët e rijnë të zgjedhur në Komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Erdenit, Lulzimit, Izmirit dhe Ilirit i kam uruar përgjegjësinë dhe detyrën e re. MAPL, do të jetë në koordinim me Kryetarët dhe asambleistët e zgjedhur në konstituimin e organeve komunale, brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj”, ka shkruar Krasniqi.