Partia e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj (AAK), është kritikuar për shfrytëzim të resurseve shtetërore për fushatë zgjedhore.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar mediat se të premten, Haradinaj do të merrte pjesë në Panairin Festari në Suharekë, ku janë prezantuar produktet e bujqve kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.
Por, pas përfundimit të këtij aktiviteti, lajmin medieve ua ka përcjellë edhe Zyra për media e AAK-së, kryetar i së cilës është Haradinaj. Kjo ka ngritur dilemat nëse Ramush Haradinaj kishte shkuar në cilësinë e kryeministrit në detyrë, apo si kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD. Zyra për media e AAK-së nuk është përgjigjur rreth kësaj çështjeje.
Ndërkohë, në përgjigjet me shkrim të Zyrës për komunikim publik të Kryeministrisë thuhet se gjithçka ka qenë nën ombrellën e institucionit të kryeministrit.
“Zyra e kryeministrit e ka lëshuar njoftimin apo agjendën për pjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë, z. Haradinaj në ngjarjen në fjalë në Therandë. Njoftimi për agjendë ka qenë në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe vetëm ky njoftim është lëshuar. Pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve në Therandë, nga Zyra për Medie e Zyrës së kryeministrit është lëshuar për medie komunikata zyrtare për këtë ngjarje”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për komunikim publik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Haradinaj: Pa mbështetjen e Qeverisë, Suhareka u shndërrua në qendër të zhvillimit ekonomik
-
Haradinaj: Ikja e Qeverisë nga përgjegjësia solli sanksionet
-
Haradinaj: Qeveria neglizhoi këshillat e aleatëve, AAK-ja do ta ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë
-
Haradinaj akuzon pushtetin për oportunizëm dhe protagonizëm
-
Personalitetet 2021/ Ramush Haradinaj: Presidenti në tentativë